0 Fakulteti Juridik PËRGJEGJËSIA PENALE E PERSONAVE JURIDIKË ( Punim i doktoratës ) Prishtinë 2016 1 Përmbajtja HYRJE ...................... ............................................................................................................6 I. Aktualiteti dhe arsyeshmëria e temës së hulumtimit .. ................................ ...................... 6 II. Qëllimi i hulumtimit dhe strukt ura e punimit ..................................................................7 III. Metodologjia e hulumtimit ............................................................................................9 Pjesa e parë BAZAT E PËRGJEGJËS ISË PENALE PËR PERS ONAT JURIDIK Ë Kreu I DISA ASPEKTE TË PËRGJITHSHME MBI PËRGJEGJËSINË PENALE TË PERSONAVE JURIDIKË 1. Trajtimi i pёrgjegjёsisë penale për personat juridikё në kuadër tё së drejtёs penale bashkëkohore .....................................................................................................................12 2. Nocioni i personit juridik .......... .....................................................................................18 2.1. Personat juridikë publik, privat dhe personat juridikë të huaj ................................... 21 3. Konceptet tradicionale kundër përgjegjësisë penale të person ave juridikë ...................22 4. Nevoja e shoqërisë për të përcaktuar përgjegjësinë penale të personave juridikë .........25 4.1. Disa nga arsyet e zbatimit të përgjegjësisë penale edhe ndaj personit juridik ..........29 5. Problemi i personave juridikë me strukturë të madhe (k orporatat)...............................31 Kreu II ORGANIZIMI I BRENDSHËM I PERSONAVE JURIDIKË 1. Rëndësia e “ corporate culture ” për personat juridikë ..................................................35 2. Nevoja për “ Complianc e program ”...............................................................................39 2.1. Elemente t themelore që duhet të përmbaj një “compliance program”............. ......... 43 2.2. Kontrolli i brendshëm efektiv .................................... .................................................. 49 Kreu III ZGJIDHJET KONCEPTUALE DHE NORMATIVE LIDHUR ME AFIRMIMIN E PËRGJEGJËSISË PENALE TË PERSONAVE JURIDIKË 1. Problemet dhe dyshimet aktuale mbi përgjegjësinë penale të personave juridikë – përcakt imet normative të shteteve që të ruajnë parimet kushtetuese dhe p ajtueshmërinë e akteve juridike....................................................................................... .............................53 2 2. Përgjegjësia penale personale me faj e individit dhe përgjegjësia penale me faj e personit juridik ...................................................................................................................57 2.1. Konceptimi normativ i fajësisë si arsyetim logjik dhe “ çelës ” i përcakti mit të përgjegjësisë penale për personat juridikë .........................................................................62 2.2. Përgjegjësia penale paralele dhe autonomia e përgjegjësisë penale të personit juridik në raport me përgjegjësinë e personit fi zik ......................... ............ ................................... 66 3. Natyra e sanksioneve që mund të shqiptohen ndaj personave juridikë për vepra penale ............................................................................................ ..................................... 69 Pjesa e dytë PËRGJEGJËSIA PENALE E PERSONAVE JURIDIKË NË SISTEMET E NDRYSHME JURIDIKE Kreu I PËRCAKTIMI I PËRGJEGJËSISË SË PERSONAVE JURIDIKË PËR VEPRA PENALE NË AKTET NDËRKOMBËTARE 1. Globalizimi: zhvillimi i hovshëm ekonomik dhe nevoja e rregullimit të përgjegjësisë së personave juridikë për vepra penale në nivel ndërkombëtar dhe nacional .... .... ................73 1.1. Aktet normative të OKB - së .................................................................. ......................76 1.2. Korniza ligjore e BE - së mbi përgjegjësinë e personave juridikë për vepra penale ....79 1.3. Baza juridike e përcaktimit të përgjegjësisë penale të personave juridikë në sistemet juridike të shteteve ............................. ................................................................................85 Kreu II PËRGJEGJËSIA PENALE E PERSONAVE JURIDIKË NË SISTEMIN COMMON LAW 1. Disa a spekte të përgjithshme mbi përgjegjësinë penale të personave juridikë në vendet e sist emit Common La w .....................................................................................................87 1.1. Modeli amerikan mbi përgjegjësinë penale të personave juridikë ..............................89 1.2. Modeli i përgjegjësisë penale të personave ju ridikë në Mbretërinë e Bashkuar.........96 1.3. Përgjegjësia penale e personave juridikë në Australi ....... ............... ........................102 Kreu III PËRGJEGJËSIA PENALE E PERSONAVE JURIDIKË NË SISTEMIN CIVIL LAW 1. Disa aspekte të përgjithshme mbi rregullimin e përgjegjësisë së personave juridikë për vepra penale në vendet evropiane ....................................................................................106 1.1. Përgjegjësia e personave juridikë për vepra penale në Gjerm ani .............................108 1.2. Zgjidhja “ sui generis” e ligjvënësit italian për përgjegjësinë e personave juridikë për vepra penale .. ................................................................................................................. 110 1.3. Përgjegjësia penale e personave juridikë në Francë .................................................111 3 1.4. Përgjegjësia penale e personave juridikë në Holandë ...............................................113 Kreu IV PËRGJEGJËSIA PENALE E PERS ONAVE JURIDIKË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 1. Disa trajtime të përgjithshme mbi historikun e pranimit të përgjegjësisë penale për personat juridikë në Shqipëri dhe aspekti i ligjshmërisë kushtetuese në rregullimin e këtij instituti ......................... ....................................................................................................116 1.1. Përgjegjësia penale e personave juridikë n ë Shqipëri sipas ligjit 9754..... .... ...........120 Pjesa e tretë PËRGJEGJËSIA PENALE E PERSONAVE JURIDI KË NË LEGJISLACIONIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS Kreu I BAZA JURIDIKE MBI NDËSHKIMIN E PERSONAVE JURIDIKË PËR VEPRA PENALE NË LEGJISLACIONIN E KOSOVËS 1. Rregullimi i përgjegjësisë së personave juridikë në Kosovë para pranimit të konceptit të përgjegjësisë p enale të tyre ..........................................................................................126 2. Përcaktimi i përgjegjësisë penale të personave juridikë në legjislacionin e Kosovës ..129 3. Ligji për përgjegjësinë e personave juridikë për vepra penale (Ligji 04/L - 030) .........130 3.1. Kushtetutshmëria e dispozitave penale për përgjegjësinë e personave juridikë – raporti i ligjit 04/L - 030 me Kushtetutën e Republikës së Kosovës .......... .... ...................132 3.2. Raporti i ligjit 04/L - 030 me le gjislacionin penal ......................................................134 3.2.1. Ligji 04/L - 030 në raport me dispozitat e K odit Penal .................. ..................... ....135 3.2.1.1. Parimi i ligjshmërisë në raport me përgjegjësinë e personave j uridikë për vepra penale ............................................................................................................................. ..137 3.2.1.2. Vlefshmëria kohore e legjislacionit penal dhe parimi i zbatimit të ligjit me të favorshëm në raport me përgjegjësinë e personave juridikë për vepra penale sipas ligjit 04/L - 030 .............................................................................................. .............................139 3.3. Vlefshmëria territoriale e ligjit 04/L - 0 30 ..................................................................142 Kreu II SUPOZIMET E FAJSISË PËR PERSONIN JURIDIK 1. Baza dhe kriteret e përgjegjësisë penale të personave juridikë sipas ligjit 04/L - 030 ..145 4 1.1. Përgjegjësia penale e personit jur idik si pasojë e veprës penale të kryer nga personi fizik – supozimet e fajësisë sipas ligjit 04/L - 030 .............................................................146 1.1.1. Personat fizikë që mund të shkaktojnë përgjegjësinë penale të personit juridik .... ........................................................................................................................... 147 1.1.2. Kriteret objektive mbi përgjegjësisë penale të personit juridik sipas ligjit 04/L - 030 ..................................... ...............................................................................................152 1.1.2.1. Kryerja e veprës penale “...në emër të personit juridik dhe në kuadër të autorizimeve...” ............................................................... ................................................153 1.1.2.2. Kryerja e veprës penale “...me qëllim që për atë personi juridik të realizoj ndonjë dobi ose ka shkaktuar dëme...” ...........................................................................154 1.1.3. Kriteret subj ektive të përgjegjësisë penale p ë r personat juridikë .........................156 1.1.3.1. Mangësitë e ligjit Nr. 04/L - 030 në lidhje me aspektin subjektiv të përgjegjësisë penale të personit juridik ........ .. ................................. ....................... ..............................158 1.2. Veprat penale për të cilat mund të përgjigjën personat juridikë ...............................163 1.3. Përgjegjësia në rast të ndryshimit të statusit dhe falimentimit të personit juridik ....... ............................................................................................................................. ......167 1.4. Përgjegjësia e personave juridikë për veprat penale në tentativë .............................171 Kreu III DËNIMET D HE SANKSIONET E TJERA PENALO JURIDIKE 1. Disa trajtime të përgjithshme mbi sanksionet që shqiptohen ndaj personave juridikë ............................................................................................................................. 173 2. Llojet e sanksioneve kundër personit juridik sipas ligjit të Kosovës ..........................174 2.1. Dënimet .....................................................................................................................175 2.1.1. Dënimi me gjobë ...................................................................................................176 2.1.1.1. Matja e dënimit me gjobë ....................................................................................178 2.1.2. Pushimi i personit juridi k .......................................................................................181 2.2. Dënimi me kusht .......................................................................... .............................182 2.3. Masat e sigurisë ................ .........................................................................................183 2.3.1. Ndalimi i kryerjes së veprimtarive dhe punëve të caktuara ...................................184 2.3.2. Marrja e sendit ...................................... .................................................................185 5 2.3.3. Konfiskimi i dobisë pasurore .................................................................................186 2.3.4. Shpallja publikisht e aktgjykimit ........................... ................................................188 3. Parashkrimi, evidenca e dënimeve dhe pasojat juridike të dënimeve ndaj personit juridik .................................................................................................................. .............190 Kreu IV PROCEDURA PENALE NDAJ PERSONAVE JURIDIKË 1. Procedura penale ndaj personave juridikë – trajtime të përgjithshme .........................193 2. Procedura penale ndaj personit juridik sipas legjislacionit të Kosovës ............... ........198 2.1. Procedura penale unike kundër personit juridik dhe personit përgjegjës – autonomia e personit juridik në aspektin procedural ..... ....................................................................... 198 2.2. Kompetenca e gjykatave ... ..... .................................................................................. .199 2.3. Përfaqësuesi i personit juridik të pandehur .. .......................................................... ...200 2.4. Mbrojtësi i personit juridik të pandehur .... ..... ........................................................... 201 2.5. Disa aspekte të tjera të proce dimit ndaj personit juridik të pandehur: Hetimi, aktakuza, seanca kryesore, aktgjykimi. mjetet juridike dhe masat e kujdesit ndaj personit juridik ...... ...... .............................................................................................................. .....203 2.5.1. Hetimi dhe aktakuza ndaj personit juridik .. ........................................................ ...203 2.5.2. Seanca kryesore d he aktgjykimi ndaj personit juridik .... .................................... ... 206 2.5.3. Mjetet juridike ... ................................................................................................... ..208 2.5.4. Masat e kujdesit ndaj personit juridi k.. ................................................................. .209 PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME ............ ............................. .............................211 Literatura ........................................................................ ..................... .............................218 6 H YRJE I. Aktualiteti dhe arsyeshmëria e temës së hulumtimit Nё ditёt e sotme roli dhe ndikimi i personave juridikё nё jetёn socio - ekonomike ёshtё shumё i madh dhe nё rritje tё vazhdueshme si nё n ivel tё shteteve ashtu edhe nё atё ndёrkombёtar. Ky pozicion i personave juridikë (shoqërive tregtare, korporatave, ndërmarrjeve, kompanive, asociacioneve, etj.) që shprehet përme s veprimtarisë së prodhimit, ofrimit tё mallrave dhe shërbimeve në shumë vend e të botës, ka ndikuar edhe në rritjen e kriminalitetit t ë tyre. Kjo ka bërë të nevojshme që edhe ndaj personave juridikë të parashihet përgjegjësia penale, duke ndikuar që edhe ata të hynë në sferën e së drejtës penale dhe të bëhen objekt i studimit të saj. Der isa përgjegjësia civile e personave juridikë ka qenë e njohur shumë herët (e pranuar edhe në të drejtën romake), përgjegjësia penale është relativisht e re, e imponuar nga nevoja e shoqërisë për t’u mbrojtur nga veprimet kriminale që mund të kryhen nga p ersonat juridikë. Ky realitet ka nxitur reformat legjislative në shumë vende që të normojnë edhe përgjegjësinë penale për personat juridikë. Një reformë e tillë në legjislacion, natyrshëm se ka bërë të domosdo shme që në mënyrë paralele të rishiko hen edhe parimet tradicionale të së drejtës penale si përgjigje edhe nga ana dogmatike për format e reja të kriminalitetit, që për nga vetë natyra e tyre ndodhin në kuadrin e funksionimit të personave juridikë. Sa i përket veprave penale të kryera në emër dhe llogari të personave juridikë ato mund të kryhen me veprim - delikte komisive (format e ndryshme të krimit të organizuar, korrupsioni, larja e parave etj) dhe me mosveprim - delikte omisive (mosndërmarrja e masave të nevojshme gjatë ushtrimit të veprimta risë së personit juridik, p.sh. veprat penale kundër ambientit, rrezikimi i jetës së njerëzve etj). Sa i përket aspektit normativ, n ë nivel global (aktet normative të OKB - së) dhe në kuadër të BE - së është krijuar dhe është në konsolidim e sipër korniza juri dike për sanksionimin e personave juridikë për veprimet apo mosveprimet e tyre që konsistojnë në vepra penale. 7 Kështu, obligimi për përcaktimin e përgjegjësisë penale të personave juridik ë del nga disa konventa ndërkombëtare që kanë të bejnë me disa form a te krimit si: krimi i organizuar, korrupsioni dhe larja e parave, etj., p.sh. Konventa e Palermos parasheh përgjegjësinë penale për persona juridikë për pjesmarrje në krim serioz si dhe për pastrimin e të ardhurave nga krimi; Konventa evropiane për mbroj tjën e interesave financiare të BE - së (1995) dhe disa direktiva të veçanta të saj përmbajnë dispozita për përgjegjësinë e persoanve juridkë për vepra penale të mashtrimit finaciar dhe larjën e parave; pastaj propozimi i Corpus Juris përmban dispozita të t illa, vendimi kornizë për parandalimin e krimit të organizuar i Këshillit të Ministrave të BE - së (2005) , etj. Këto që u thanë me sipër konsiderojmë se e arsyetojnë nevojën që edhe në Kosovë të ketë një bazë të qartë juridike - penale për trajtimin e personav e juridikë për veprat penale që ata mund të jenë përgjegjës dhe ti kushtohet vëmendje e duhur kësaj çështje edhe nga aspekti i hulumtimit shkencor. Është me rëndësi të theksohet se përveç vendeve perëndimore edhe vendet e rajonit kanë bërë reforma legjisla tive të avancuara në këtë drejtim (pa përjashtuar edhe anën teorike), duke rregulluar çështjen e përgjegjësisë penale të personave juridikë. II. Qëllimi i hulumtimit dhe struktura e punimit Qëllimi kryesor i këtij hulumtimi do të jetë trajtimi i insti tutit të përgjegjësisë penale për personat juridikë, bazat e sajimit të kësaj përgjegjësie, sanksionet që mund të zbatohen ndaj personave juridikë , procedura penale dhe në tërësi trajtimi juridiko - penal i tyre. Ky punim, do të fokusohet në trajtimin teo rik të konceptimit të përgjegjësisë penale për personat juridikë, historikun e zhvillimit të këtij instituti, bazën ligjore ndërkombëtare, modelet e rregullimit në sistemet e ndryshme juridike, dhe në një trajtim më të gjerë sa i përket legjislacionit për rregullimin e këtij instituti në Republikën e Kosovës. Për të arritur objektivat e përcaktuara, përveç hyrjes dhe pjesës së përfundimeve, punimi i doktoratës është strukturuar në tri pjesë kryesore. Në pjesën e parë , tajtohen disa aspekte të përgjithshme të përgjegjësisë penale për personat juridikë, duke nisur nga analiza e trajtimit të këtij instituti në kuadër të së 8 drej tës penale bashkëkohore. Pastaj do të elaborohet dhe arsyetohet nga aspekti teorik, kalimi i legjislacioneve penale bashkëkohore nga p arimi ”societas delinquere non potest” (personat juridikë nuk mund të jenë bartës të përgjegjësisë penale) në parimin ” Societas delinquere et puniri potest ” , përkatësisht edhe kalimi nga teoria e fiksionit apo romanistike në teorinë e realitetit (teknike) që i përgjigjet nevojës së kohës që edhe personat juridikë duhet të përgjigjen penalisht për veprimet apo mosveprimet e tyre që konsistojnë në vepra penale. Në këtë pjesë, gjithashtu do të analizohet konceptimi i përgjegjësi së penale për personat juridikë në raport me përgjegjësinë penale të personave fizikë. Në vazhdim një fokus i veçantë do të jetë mbi disa nga elementët themelore të këtij instituti që kanë të bëjnë me ekzistimin e kulturës organizative ( corporate culture ), dhe ekzistimin e programeve të organizimit dhe kontrollit të brendshëm ( compliance programs ) nga personat juridikë, me qëllim të parandalimit të veprave penale. Në fund të kësaj pjese do të trajtojmë edhe disa aspekte të përgjithshme mbi llojin dhe natyrën e masave ndëshkuese që mund t ë zbatohen ndaj personave juridikë. Në pjesën e dytë të punimit, do të paraqitet dhe analizohet nga aspekti krahasues baza juridike në nivel ndërkombëtar dhe evropian lidhur me përcaktimin e përgjegjësisë së personave juridikë për vepra penale, procedurën dhe aplikimin e masave ndëshkuese ndaj personave juridikë, si dhe rregullimi i këtij instituti në legjislacionin e disa shteteve. Në veçanti do të analizohet korniza ligjore e BE - së në lidhje me përgjegjësinë penale të personave juridikë, e cila imponon rr egullimin e kësaj fushe nga ana e shteteve, përfshirë edhe Republikën e Kosovës. Me qëllim të kuptimit të modeleve ekzistuese në botë mbi rregullimin dhe zbatimin e institutit të përgjegjësisë penale për personat juridikë, do të trajtohen zgjidhjet në kuad ër të sistemeve të ndryshme juridike, duke përfshirë disa nga vendet kryesore të sistemit Common law (që kanë një traditë të gjatë në zbatimin e këtij instituti) dhe disa nga vendet e sistemit Civil law . Një trajtim më i gjerë do të jetë mbi legjislacionin e Republikës së Shqipërisë për rregullimin e përgjegjësisë penale të personave juridikë. Në pjesën e tretë , do të trajtohet gjerësisht përgjegjësia penale e personave juridikë sipas legjislacionit të Republikës së Kosovës. Fillimisht do të bëjmë një preza ntim të aspektit historik mbi rregullimin e përgjegjësisë së personave juridikë para 9 se të pranohet koncepti i përgjegjësisë penale. Pastaj do të trajtohen aspektet themelore që kanë të bëjnë me institutin e përgjegjësisë penale të personave juridikë, duke analizuar aspektin e ligjshmërisë kushtetuese të këtij instituti, raportin e ligjit për përgjegjësinë e personave juridikë për vepra penale me dispozitat e Kodit penal, parimin e ligjshmërisë në kontekst të zbatimit të këtij instituti, si dhe vlefshmërin ë kohore dhe territoriale të ligjit. Si aspekt thelbësor do të jetë analiza e bazës juridike dhe kritereve për përgjegjësinë penale të personit juridik sipas legjislacionit pozitiv të Republikës së Kosovës. Në këtë pjesë do të trajtojmë në mënyrë kritike aspektin objektiv dhe subjektiv të përgjegjësisë së personit juridik për veprat penale që kryhen në emër dhe dobi të tij, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi. Pastaj do të trajtohet edhe përgjegjësia e personit juridik në rast të ndryshimit të statusit të tij, përgjegjësia për veprat penale në tentativë, etj. Në këtë pjesë, gjithashtu do të analizohen edhe sanksionet që mund të shqiptohen ndaj personave, duke trajtuar në mënyrë kritike dënimet dhe masat e sigurisë që parashikohen me ligj. Në fund do të tra jtohen edhe aspektet themelore mbi procedurën penale ndaj personave juridikë. III. Metodologjia e hulumtimit Gjatë punës për përgatitjen e punimit të doktoratës, në mënyrë rigoroze jemi kujdesur për respektimin e rregullave për punë të pavarur kërkimore - s hkencore dhe respektimin e të drejtës së autorit. Për arritjen e qëllimit të punimit janë përdor disa metoda që konsiderojmë se kanë qenë të nevojshme për të arritur të rezultati final, në veçanti: metoda historike - për shqyrtimin nga aspekti kohor, pr animin dhe konsolidimin e institutit të përgjegjësisë penale për personat juridikë; metoda e analizës teorike – me qëllim të analizës dhe komentimit të konstatimeve teorike lidhur me konceptimin e përgjegjësisë penale për personat juridikë dhe mundësinë e shqiptimit të sanksioneve penale ndaj tyre; metoda e studimit të rasteve – ku kemi analizuar disa raste nga praktika gjyqësore ndërkombëtare; metodën juridike – p ër të analizuar bazën juridike për përgjegjësinë penale për perso nat juridikë dhe personat fi zikë që veprojnë në emër dhe dobi të tyre; metodën krahasuese – 10 që na ka mundësuar t’i qasemi nga aspekti krahasues çështjeve që janë objekt studimi në këtë punim, duke analizuar edhe legjislacionin në nivel ndërkombëtar, evropian dhe në nivel të disa sht eteve. 11 Pjesa e parë BAZAT E PËRGJEGJËSISË PENALE PËR PERSONAT JURIDIKË 12 Kreu I DISA ASPEKTE TË PËRGJITHSHME MBI PËRGJEGJËSINË PENALE TË PERSONAVE JURIDIKË 1. Trajtimi i pёrgjegjёsisë penale për persona t juridikё në kuadër tё së drejtёs penale bashkёkohore Rritja e ndikimit të personave juridikë në jetën socio - ekonomike në nivel global dhe rritja e kriminalitetit të tyre , ka ndikuar që edhe personat juridikë të jenë subjekte të trajtimit nga e drejta penale. Në sistemin juridik penal, rregullimi i përgjegjësisë së personave juridikë është duke u bërë një nga temat me interes të veçantë, apo siç e konsideron doktrina botërore si një “strategic research site” 1 P ersonat juridikë tani mbulojnë një pjesë të madhe nga fusha e industrisë, tregtisë dhe përgjithësisht ajo sociale, andaj disiplinimi i tyre në kuadër të legjislacionit penal konsiderohet si i domosdoshëm që të ketë një shoqëri të sigurt dhe me ekonomi t ë qëndrueshme. 2 Në këtë realitet, përgjegjës ia penale e personave juridikë si koncept është ngritur në të gjithë botën, duke përfshirë edhe vendet e kontinentit evropian. Në fakt, të g jitha temat teorike të së drejtë s penale kryqëzohën me këtë institut dhe shtrojnë nevojën për rishqyrtimin të parimeve th em e lore të saj ( si p .sh. kufijtë e parimit mbi të drejtën e ndëshkimit, lidhjet ndërmje t veprës penale dhe kundërvajtjë s administrative, marrdhëniet e së drejtës penale me degët e tjera të drejtësisë, te ndenca në rritje për një ndërhyrje të natyrës penale, veçanërisht për krimet e reja socio - ekonomike, etj ). 3 Fenomeni i kriminalitetit të personave juridikë përbën një realitet që në ditët e sotme nuk mund të mohohet. Veprat penale të kryera në kuadër dhe n ë lidhje me të veprimtari në e personave juridikë janë gjithmonë e më aktuale , duke e bërë të papërshtatshme luftën 1 Rodriguez, L.Z.: Corporate Criminal Liability: Responsibility of legal persons for offenses in the European context, ISISC, Siracusa, 2008, fq.315 dhe vazhdim. 2 Maha jan, K. : Corporate Criminal Liability: Why Corporations are preferred and not the employees?, Company Law Journal, Vol. 4, 2008 fq.1. 3 Rodriguez, L.Z.: Ibid. 13 nëpërmjet rregullave tradicionale mbi përgjegjësin ë penale të personit fizik. 4 Pёr me tepёr, kriminaliteti i personave juridikë është i lidhur me temat aktuale tё politikёs kriminale moderne siç janё krimi i organizuar , korrupsioni, pastrimi i p a rave dhe terrorizmi, si dhe forma të tjera të krimeve serioze 5 Në veçanti, krimi i org anizuar si një dukuri me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me përmasa nacionale dhe ndërkombëtare, ka ndikuar që shetet e ndryshme dhe bashkësia nd ërkombëtare të parashohin masa dhe mjete të ndryshme me qëllim të parandalimit dhe luftimit të tij. Një rënd ësi të madhe në këtë drejtim, ka pasur edhe hartimi i legji slacionit penal në shumë shtete në fushën e krimit të organizuar 6 dhe terrorizmit, si dhe studimet e vazhdueshme mbi këto dukuri me rrezikshmëri të lartë shoqërore. 7 Në kët ë aspekt, një rëndësi sp ecifike ka edhe rregullimi i përgjegjësis ë penale për personat juridikë dhe avancimi i studimeve nga kjo fushë. Përkundër faktit se parimet dhe rregullat e së drejtës penale (në veçanti për të përcaktuar fajësinë për një vepër penale) janë konceptuar duke marrë në konsideratë vetëm personin fizik si subjekt të saj, në vitet e fundit ka pasur një dinamikë të përcaktimit të përgjegjësisë për vepra pena le edhe ndaj personave juridikë, si domosdoshmëri për ruajtjen e të mirave juridikë të shoqëris ë, në veçanti ekonomis ë s ë vendeve. 8 Çasja tradicionale e së drejtës penale mbi aplikimin e masave dhe dënimeve penale vetëm ndaj personit fizik për veprat penale që kryhen në emër dhe llogari të personit juridik, është treguar e pamjaftueshme për të penguar orientimi n që mund t ë ekzistojë të personi juridik, për të realizuar qëllimet edhe përmes aktiviteteve të kundërligjshme. Në anën tjetër, nga analiza e rasteve nga praktika dhe nga një interpretim logjik i vetë misionit të personave juridikë (privat) që konsiston në arritjen e fitimit ekonomik, del se shkeljet e tyre janë kryesisht në sferën ekonomike, të motivuara nga përfitimet sa më të mëdha, e që mund të rezultojnë me pasoja të rënda për shoqërinë 4 B ozheku, E. : Përgjegjesia penale e personave juridikë.Probleme interpretuese dhe aspekte krah asuese me legjislacionin italian, JUS JUSTICA, Nr.4, Tiranë 2010 , fq.188. 5 Rodriguez, Laura Z., cit . fq. 315. 6 Gashi, R.: Parandalimi dhe luftimi i krimit të organizuar sipas legjislacionit penal të Kosovës, E Drejta/Law, Nr.2/2010, Prishtinë, fq.7 d he vazhdim. 7 Për një një studim me të plotë të fenomenit t ë terrorizmit, shih në veçanti Demolli, H. : Terrorizmi, Prishtinë , 2002. 8 Mahajan, K. : Ibid. 14 (duke përfshirë edhe cenimin dhe rrezikimin e jetës së njerëzv e). Andaj , s anksionimi vetëm me masa civile apo administrative nuk mjafton për disiplinimin e tyre, duke e bër ë të nevojshëm zbatimin e masave penale edhe ndaj përsonit juridik krahas personit fizik, duke zbatuar kështu një skemë të përgjegjësisë penale p aralele. 9 Njё orientim i tillё, tё drejtёn penale bashkёkohore e ka vёnё para sfidёs sё modifikimit tё parimeve tё saj tradicionale 10 dhe koncepteve dogmatike që janë bazuar vetëm në përgjegjësinë penale të personit fizik. P ёrkundёr mohimit pёr njё kohё tё gjatё, nё vitet e fundit nё shumicёn e legjislacioneve tё vendeve evropiane ( nё kuadёr tё sistemit Common Law ka një traditë të gjatë të aplikimit të masave penale ndaj personave juridike ) ёshtё pranuar mundёsia e pёrgjegjёsisё penale edhe pёr personin jur idik krahas personit fizik, duke kaluar nё kёtё mёnyrё nga parimi “ societas delinquere non potest ” (personat juridikë nuk mund tё ndёshkohёn pёr vepra penale) nё parimin “ Societas delinquere et puniri potest ” 11 Si vepra penale që kryhën nga personat jurid ikë ( në emër të tyre ) janë kryesisht veprat penale kundër ekonomisë, ambientit, format e ndryshme të krimit të organizuar, etj. Sa i përkët mënyrës së kryerjes, veprat penale në emër dhe dobi të personave juridikë, mund të kryhen me veprim – delikte komisi ve (format e krimit të organizuar, korrupsioni, larja e parave, etj) dhe me mos veprim – delikte omisive (mosndërmarrja e masave të 9 Duke përcaktuar mundësinë e zbatimit të sanksioneve penale edhe ndaj personit juridik për veprat pen ale që kryhen në emër dhe dobi të tij, brenda strukturës s ë pers onit juridik rritet shkalla e pë rgjegjesisë dhe kontrollit të brendshëm me qëllim të evitimit të veprave penale. Së pari, për t’iu shmangur përgjegjesisë penale, personat juridikë detyrohën të ushtrojnë kontroll të vazhdueshëm ndaj personave përgjegjës që janë të autorizuar të veprojnë në “ emër ” dhe “ dobi ” t ë tyre, se dyti, fakti se për vepra penale mund tё ndёshkohet edhe personi juridik kjo eviton presionin eventual që organet e tij mund të bejnë mbi personat fizikë që të kryejnë edhe vepra penale në menyrë që personi juridik të përfitoj nga kjo. Pra, në këtë mënyrë evitoht rreziku që personat fizik ë të punësuar në personin juridik të përdoren si “mjet” për realizimin e interesave (kryesisht ekonomike) nga personi juridik. 10 Parimi themelor që tradicionalisht kaqenë baza e zhvillimit të së drejtës penale, ka qenë parimi i pёrgjegjёsisё penale personale me faj in e individit. Pran daj, instituti i pёrgjegjёsisё penale pёr personat juridikё, bie ndesh me këtë parim. Pёr me tepёr shih.: Bozheku, E.: Përgjegjesia penale e personave juridikë.Probleme interpretuese dhe aspekte kr ahasuese me legjislacionin Italian, JUSS JUSTICA, Nr.4, Tiranë 2010; Ramacci, F.: Corso di diritto penale, II ed. Torino, 2003; Kambovski, V.: E Drejta Penale (Pjesa e Pёrgjithshme), Shkup, 2010; Elezi,I., Kacupi,S., dhe Haxhia, M. : Komentari i Kodit Pe nal të R. së Shqipërisë, Tiranë, 1999. Salihu. I: E drejta penale, pjesa e përgjithshme, Prishtinë, 2012, etj. 11 Shih De Maglie, C.: Societas Delinquere Potest? The Italian Solution, Ius Gentium: Comparative Perspectives on Law and Justice 9 - Corporate Cr iminal Liability (Ed.by Pieth,M. & Ivory, R.), Basel, 2011 , fq.258; Beale, S.S., Safwat, A.: What Developments in Western Europe Tell Us about American Critiques of Corporate Criminal Liability, Buffalo Criminal Law Review, Vol. 8: 2005 , fq. 107 dhe vazhd im, etj. 15 nevojshme gjatë ushtrimit të veprimtarisë, p.sh.veprat penale kundër ambientit, rrezikimi i jetës se njerëzve, etj). Rreth p ozitës së personave juridikë në të drejtën penale tradicionalisht ndeshen dy koncepcione: teoria e fiksionit apo teoria romanistike dhe teoria e realitetit apo teoria organike 12 , një ndarje e tillë ne lidhje me këtë tematikë vërehet edhe tek shtetet, varësi sht se cilën teori e kanë pranuar. 13 Sipas teorisë së fiksionit (romanistike), personi juridik është një fiksion ligjor. Sipas kesaj teorie vetëm personat fizik ë mund të jenë subjekt e të së drejtës penale, ndërsa personi juridik nuk ka vullnetin e tij, por atë e huazon nga anetarët apo përfaqësuesit e tij. Mandej tek personi juridik nuk mund sajohet përgjegjësia penale sepse elementet e përgjegjshmërisë 14 dhe fajesisë 15 është vështirë të provohen. Si problem tjetër, konsiderohet edhe shqiptimi i sanksionit pe nal , sepse ai do t’i godiste të gjithë anëtarët e personit juridik, e jo vetëm ata që kanë marrë pjesë në kryerjën e veprës penale konkrete, dhe kjo bie në kundërshtim me parimin e ndalimit të dënimit ndaj personit të pafajshëm, si dhe parimin e individual izmit të dënimit. 16 Mbi këto argumente është sajuar parimi “ societas delinquere non potest ” të cilin e arsyetojnë një grup i teoricienëve që nuk mbeshtësin zbatimin e pergjegjesis ë penale për p e rsonat juridikë 12 Kambovski, V.: Korniza juridiko - penale e parandalimit të kriminalitetit të organizuar, Kriminaliteti i organizuar – aspekte juridike , Tetovë, 2009 , fq.39. 13 Në vitet e fundit edhe në kuadër të sistemit Civil Law është pranuar gjerësisht institu ti i përgjgjësi së penale për personat juridikë, duke u përcjell me transformime të koncepteve tradicionale të së drejtës penale, përmes reformave legjislative në shumicën e shteteve. 14 Përgjegjshmëria si element i përgjegjësisë penale (që vlen për personat fizikë) nënkupton aftësinë e personit për të kuptuar rendësinë e veprës ( elementi i vetëdijes ) që kryen dhe aftesinë për të kontrolluar veprimet e tij ( elementi i vullnetit ), përkatësisht aftesinë për faj. Mbi bazën e kësaj natyre psikologjike të pergjegj shmerisë, përkrahësit e teorisë së fiksionit, thek sojnë se ky element nuk ka mundë si të shprehet të personi juridik, dhe si pasojë nuk mund të ekzistoj përgjegjësia penale e tij. Përkundër këtyre argumenteve, nevoja për ndëshkimin e personave juridikë pë r vepra penale të kryera në emër dhe dobi të tyre, në shumicën e legjislacioneve botërore është shoqëruar me zgjidhje të përshtatshme ligjore, duke u bazuar në parimin se vullnetin e personit juridik e shprehin personat fizikë që janë të autorizuar të vep rojnë në emër të tij. Për me tepër, e mbështesim parimin se derisa përfaqesuesit apo personat e autorizuar mund të krijojnë efekte pozitive dhe përfitime për personat juridikë atëherë sipas një interpretim logjik, edhe për veprimet e dëmshme të tyre duhe t të përgjigjet personi juridik. 15 Pamundësia që personi juridik të jetë i fajshëm arsyetohet me konceptimin e fajit si raport psikologjik i kryerësit me veprën, dhe kjo në vazhdimësi është konsideruar si një pengesë e pakalueshme nga dogmatike. Mirëpo, n ë kuadër të së drejtës penale bashkëkohore, faj ë sia e personit juridik, e me këtë pergjegjsia penale e tij, siç edhe do të trajtojmë më vonë në këtë pjesë të punimit, bazohet në të konceptuarit normativ të fasisë së tyre, dhe jo sipas konceptit psikolog jik. 16 Kambovski, V. : Korniza juridiko – penale..., cit ., fq.40. 16 Parimi societas delinquere non potest e ka za nafillën e vet në kontekstin kishtar, nga një dogmë e Papa Inocenti IV, e cila kishte për qëllimin ndalimin e shkishërimit për korporatat apo entitetet civile për mëkatet e bëra nga anëtarët e këtyre korporatave. Kjo dogmë u ruajt edhe në kontekstin e zhvi llimit të së drejtës penale, duke vepruar deri në shekullin e XX - të 17 Më vonë, k y koncept në kudër të sistemit “ Civil Law ” është mbështetur në teorinë e juristit dhe historianit t ë njohur gjerman Friedrich Carl Von Savigny: se të drejta mund të posedojë v etëm personi fizik, ndërsa personi juridik për zhvillimin e aktivitetit të tij ka nevojë për përfaqësues, andaj nuk mund të jetë as kryerës i veprave penale, duke qenë thjesht një fiksion juridik. 18 Ky qëndrim ka përfaqësuar qasjen tradicionale sipas teoris ë së fiksionit apo romanistike. Teoria e fiksionit tani është zëvendësuar me teorinë e realitetit (teknike). Kjo teori, e cila njihet edhe si teoria organike, mbështet idenë se derisa personat juridikë janë pjesëmarrës të rëndësishëm në jetën socio - ekonomi ke, kjo duhet të ketë ndikim edhe në të drejtën penale. Prandaj edhe kjo disiplinë duke u ballafaquar me fenomenin e krimit kolektiv nuk mund të mbështetët në fiksione dhe të ngelë në sferën e përgjegjësisë penale individuale. 19 N ë këtë drejtim shumica e v endeve në botë, sot kanë pranuar përgjegjësi në penale për personat juridikë, duke përcaktuar edhe masat dhe dënimet që mund të zbatohën ndaj tyre. Përjashtim bëjnë vetëm disa vende, si p.sh Gjermania, ku në kuadër të së drejtës penale pozitive nuk njihet p ergjegjesia penale e personave juridikë. Kështu, pas një tradite të gjatë në sistemin “Common law ”, përgjegjësia penale për personat juridikë , në dekadat e fundit është pranuar edhe në vendet që aderojnë në sistemin “ Civil law ”, si një përgjigje ndaj nevoj ës për t’u mbrojtur nga kriminaliteti i personave juridikë ( Holanda, Norvegjia, Islanda, Franca, Finlanda, Danimarka, Sllovenia, Zvicra, Belgjika etj) ose kanë adaptuar masa që kanë efekte të ngjajshme (Italia). 20 17 Shih Zapatero, A. L.: Die strafrechtliche Verantwortlichkeit der juristischen Personen in Spanien. In: Schulz et al. (eds) Festschrift fu ̈r Imme Roxin. Muller, Heidelberg, 2012 , fq. 711. 18 Shih Savigny, C.v.F..: Sistema del diritto romano attuale, Volume II, Bologna, 1900. 19 Kambovski, V.: Korniza juridiko - penale e parandalimit të kriminalitetit të organizuar, cit. , fq.40 - 41. 20 Bohlander, M.: Principles of German Criminal Law, Studies in Int ernational & Comparative Criminal Law, Oxford, 2009, fq. 23 17 Në vitet e fundit, një oriemtim i përcaktim it të përgjegjësive penale të personave juridikë ka ekzistuar edhe në vendet e rajonit, ku në dispozitat e kodit penal (Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina) apo n ë ligje te posaçme (Shqipëria, Kosova, Kroacia,Mali i Zi, Serbia) kanë përcaktuar kushtet e përg jegjësisë së personave juridikë për vepra penale, aspektet procedurale dhe sanksionet që mund të aplikohën ndaj tyre. Përkundër pranimit të përgjegjësisë penale të personave juridikë , akoma në legjisl acionet e shteteve të ndryshme ekzistojnë dallime sa i përket zgjidhj eve apo përcaktimit të aspekteve të caktuara të këtij instituti. Si p.sh. kufizimi ose jo i llojit të veprave penale për të cilat mund të jenë përgj e gjës personat juridikë. Në lidhje më këtë mund të ndajmë vendet që në mënyrë taksative përca ktojnë veprat penale për të cilat mund të përgjigjet personi juridik ( psh. Italia ) 21 , si dhe grupin e vendeve që nuk b ejnë një kufizim të tillë por përcaktojnë se personat juridikë mund të jenë përgjegjës për të gjitha veprat penale të parapara me ligjet në fuqi me kusht që të plotësohën kushtet për këtë lloj përgjegjësie (një përcaktim i tillë është edhe në ligjin e Kosovës) 22 Mëgjithatë, pavarësisht përcaktimeve, fokusi kryesor i për gjegjësisë së personit juridik është kryesisht të ato vepra penale me nat yrë ekon omike, nga kryerja e të cilave personi juridik mund të ketë dobi. 23 S fidat kryesore që dalin për të drejtën penale nga parashikimi i përgjegjësisë penale për personat juridikë , dhe krijimi mundësisë për implementimin praktik të këtij instituti , mun d të konsiderohën : krijimi i një sistemi logjik të dispozitave që rregullojnë këtë institut , harmonizimi i dispozitave të tilla penalo - juridike me parimet kushtetuese, dhe parimet e kodit penal dhe kodit të procedures penale, përcaktimi i kritereve për per gjegjësin ë penale përmes konceptimit normativ të fajësisë për personin juridik dhe 21 Ligj vënësi i talian me Dekretin legjislativ nr.231/2001 mbi përgjegjësinë administrative të personave juridikë për vepra penale, në mënyrë shprehimore përcakton veprat penale të parapara në kodi n pen al për të cilat personi juridik mund të thirret në përgjegjësi, si psh.: korrupsioni, mash trimi, falsifikimet, përfitimi i fondeve nga bashkimi europian përmes mashtrimit, etj. Shih Decreto Legislativo 8 giugno 2001, n. 231 "Disciplina della responsa bilita' amministrativa delle persone giuridiche, delle societa' e delle associazioni anche prive di personalita' giuridica, a norma dell'articolo 11 della legge 29 settembre 2000, n. 300" pubblicato nella Ga